Google ADS

Çudia në Kolumbi, zyrtarizohet lidhja mes 3 burrave

23:14 | 13 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Burrë, burrë dhe burrë… Është kjo familja e re e bashkuar në martesë në Kolumbi.

Manuel Bermudez, Victor Hugo dhe Alejandro Rodriguez Prada firmosën një dokument përpara një notere në Medellin, duke kurorëzuar kështu historinë tyre të dashurisë, 2 plus 1.

Lidhja e tyre nisi pak vite me parë. Në 1999-tën Alejandro që sot është 36 vjeç u njoh me Manuel. Të dy ata u dashuruan dhe u deshën pak muaj përpara se të betoheshin për dashuri të përjetshme. Ajo e tyrja ishte martesa e parë homoseksuale që bëhej publike në Kolumbi.

Jeta e lumtur bashkëshortore u trondit kur Alejandro njihet me Alex dhe bie në dashuri me të. Martesa duket e destinuar të përfundojë, por edhe bashkëshorti i tij, Manuel dashurohet me të njëjtin person. Fillojnë të jetojnë të tre bashkë, por pas disa vitesh ekuilibri vihet edhe një here në diskutim.

Ai qe trazon ujerat është Victor, një 22-vjeçar që tërheq interesin e të treve e që i hap rrugën një bashkëjetese të pazakontë mes 4 burrave. Pas ndarjes nga jeta te Aleksit si pasojë e një sëmundje të rëndë, 3 të tjerët vendosën të ligjërojnë lidhjen e tyre.

Nga zyra noteriale theksojnë se kjo nuk është një martesë e vërtetë, por më shumë një pakt mes 3 personash. Lidhja është përshëndetur nga shoqatat LGBT, si një revolucion i vogël e si një njohje e formave të tjera të familjeve.

Por në Kolumbi ka shpërthyer debati politik, deputetja Angela Hernadez, mbrojtëse e flaktë e të drejtave të familjes tradicionale e quajti këtë një degradim të pakëndshëm moral.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme