Kombëtarja e Francës me dhjetë lojtar ka regjistruar fitore 3 me 2 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Stade de France këtë mbrëmje kundër Anglisë.
Sulmuesi Harry Kane i dha mysafirëve epërsinë pas vetëm dhjetë minuta lojë në ndeshjen e fundit të edicionit 2016/17, por Franca u rikthye fuqishëm duke shënuar dy gola përmes Samuel Umtitit dhe Djibril Sidibes edhe pa përfunduar pjesa e parë, shkruan portali arbresh.info.
Harry Kane realizoi sërish menjëherë pasi filloi fraksioni i dytë duke u treguar i saktë nga pika e bardhë, por Ousmane Demble shënoi golin e fitores 12 minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.
Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane ishte ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 48′ të ndeshjes duke lënë skuadrën e Didier Deschamps me vetëm 10 lojtarë në fushë.
Ndryshe, kjo është disfata e katër radhazi e Anglisë në ndeshjet si mysafirë, gjë që ka ndodhur për herë të parë që nga shtatori i vitit 2004./arbresh.info
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...