Automjetet autonome janë parë si njëra nga mundësitë kryesore të zhvillimit të mëtejmë të zhvillimit të kompanive të teknologjisë, në mesin e të cilave janë Google dhe Uber, të cilat punojnë në softuerin për këtë qëllim.
“Po fokusohemi në sistemet autonome. Ky është thelbi i teknologjisë për të cilën konsiderojmë se është shumë e rëndësishme”, ka thënë Cook.
Ai megjithatë ka refuzuar të përgjigjet direkt në pyetjen nëse Apple dëshiron të konstruktojë automobilin e vet.
“Nuk mund të themi se çfarë do të bëjmë”, ka konkluduar ai./Arbresh.info/