Lideri demokrat Lulzim Basha është nisur në Washington.
Për avokatin Spartak Ngjela kjo është një lëvizje e befasishme e Bashës, dhe se në të vërtetë atij do t’i kërkohet llogari për qëndrimet e tij antiamerikane.
Statusi i Ngjelës
Basha në Amerikë, çfarë është kjo lëvizje? Do jetë pozitiv për Shqipërinë, por jo për Bashën Basha është i thirrur, kuptohet. Por, përse është thirrur?
Njerzit kan ngelur te shtangur që Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Uashingtonit. Pyetja mbetet: përse e kanë thirrur? Shenjat janë që e kane thirrur për t’ia bere të qartë rolin dhe vendin që ka SHBA për Ballkanin, dhe në veçanti për Shqiperinë.
Në datën 15 qershor me nismën e SHBA dhe Kancelares Merkel miratohet fondi për Ballkanin perëndimor, ku do marrin pjesë të gjithë kryetaret e shteteve përkatëse.
Për këtë arsye, duke i qëndruar precedentit të politikës amerikane, Bashës do t’i kërkohet:
1) Duhet të pranojë rezultatin e zgjedhjeve.
2) Duhet të pranojë kontestimin brenda Partisë Demokratike pro individëve pro-amerikanë që kërkuan hyrjen në Parlament.
3) Perëndimi si politikë, nuk do asnjë trazirë ose destabilitet në Shqipëri.
Të tjerat jeni të lirë t’i mendoni vetë.
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë