Theresa May-it ia merr era shënimet gjatë konferencës për shtyp

21:10 | 13 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Pas takimit me Emmanuel Macron, Theresa May dhe Presidenti francez kanë mbajtur një konferencë për shtyp.

May ka deklaruar se ‘Brexit do të fillojë javën e ardhshme’, ndërsa Macron ka theksuar se ‘Britania e ka derën e hapur që të kthehet në bllok’, transmeton portali arbresh.info

Megjithatë, përkundër ‘forcës’ së saj për të filluar negociatat për Brexit, May është gjetur në një pozitë të palakmuar gjatë konferencës, pasi era morri disa nga shënimet e saj.

Përderisa ajo ishte përkulur t’i mblidhte ato, Macron reagoi në mënyrë optimiste duke thënë: “I morri era, s’është gjë tjetër’./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme