Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sulmoi sërish Lulzim Bashën për premtimet që bën, duke e krahasuar me aktorin e famshëm Al Pacino përsa i përket ‘aktrimit’.
“Po ç’të votoni Lulin, atë e keni vetëm për televizor. Luli në televizor është si Al Pacino, ta bën të zezën të bardhë. I thotë prindërve se do i mbajë fëmijët me bukë nga kopshti deri në Universitet”, deklaroi Rama në një takim elektoral në Vaun e Dejës.
Rama nuk harroi të kërkonte edhe këtu timonin e qeverisjes, që e shfaqi që në nisje të fushatës për zgjedhjet e 25 qershorit, shkruan Lapsi.al.
“Nëse ka një pikë ku shqiptarët nuk i kap dot pa informacion është t’i pyesësh çfarë ndodhi dje në politikë. Është populli më politikan i planetit. E ka gabim se kush mund t’ja hedhi, por jemi më të përçarët në Europë politikisht. Pasi i duket partia si skuadër futbolli. Nuk e zgjedhin partinë që i bën punën. Kjo nuk është luftë politike për ne, është luftë për Shqipërinë që duam, për shtetin që duam të ndërtojmë. PS dhe PD nuk janë pa faj në këto 27 vite histori, por ama e vërteta është që nëse duam ta zgjidhim këtë çështje është t’i japim një votë të plotë PS-së që të mos ulemi pas zgjedhjeve e të ndajmë shtetin në copa”, u shpreh Rama.
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA