NISMA flet për mundësinë e formimit të Qeverisë nga VV. Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës Zafir Berisha nga radhët e Nismës, ka folur rreth ftesës së Albin Kurtit, që deputetet e PAN-it t`i bashkohen kësaj partie dhe ta formojnë Qeverinë e ardhshme të Kosovës.
Berisha tregoi se a duhet Vetëvendosja të bëjë ftesa të tilla.
“Vetëvendosja është subjekti i dytë politik në këto zgjedhje sipas rezultateve, dhe rrjedhimisht e logjikisht sipas sovranit, votës së qytetarit është subjekti i parë ai që bën thirrje ta formojë qeverinë, dhe nëse nuk mundet i pari, i vjen rendi Vetëvendosjes”, ka thënë ai për Gazetën Blic.
“Është mirë që Albin Kurti të jetë zëvendës kryeministër dhe ministër i punëve të jashtme, dhe t’i ketë Ministrinë e Drejtësise, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe ndonjë Ministri tjetër, e cila përputhet me qëndrimet e tyre të proklamuara deri tash” , tha ai.
Gjatë ditës së sotme Vetëvendosja ka mbajtur një konferencë për media, ku iu ka bërë ftesë deputetëve të PAN-it, që t`i bashkohen kësaj partie dhe së bashku ta formojnë Qeverinë e Kosovës.
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Presidentja dorëlirë me parat e shtetit, ndanë 10 mijë euro ...
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...