Sot shqyrtohen dosjet e  kandidatëve për drejtorin e Shërbimit Korrektues

15:41 | 13 Qershor 2017
L G

Komisioni  i pavarur profesional i Ministrisë së Drejtësisë do të shqyrtoj sot dosjet e nëntë kandidatëve për kreun e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“Arbresh.info” merr vesh se pas shqyrtimit të dosjeve, komisioni do bëj përzgjedhjen e vetëm tre kandidatëve, të cilët javën tjetër  do t’i nënshtrohen intervistimit.

Nga këta nëntë kandidatë, “Arbresh.info” kishte publikuar më herët  emrat e katër prej tyre, të cilët janë Muamer Bikliqi , drejtori i  burgut të Sigurisë së Lartë,  Rasim Selmani, Nehbi Halili , si dhe Benasim Medic .

Portali ka mësuar se ndonëse  ish-drejtor i Qendrës Korrektuese në Lipjan, Muamer Bikliqi, aktualisht inspektor i Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë i plotëson të gjitha kriteret për këtë post, tendenca e krerëve aktual të  SHKK-së është  që të ndërhyhet në komision për të favorizuar drejtorin aktual të burgut te Sigurisë së Lartë, Rasim Selmani.

Selmani, është  njëri nga drejtorët e SHKK-së, që ishin përfshirë në skandalin e darkës me të burgosurin Blerim Potera.

Ky rast ishte duke u hetuar nga Inspektorati i MD-së për përfshirje në këtë rast.  Mirëpo edhe pse kanë kaluar disa muaj, Inspektorati i MD-së ende nuk ka dal me një vendim rreth këtij rasti./ Arbresh.info/ Gita Lushi

Këtu e keni linkun  e shkrimit për dosjen e të burgosurit Blerim Potera

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme