Kanosi kandidaten për deputete që të tërhiqet nga gara, ngritet aktakuzë ndaj tij

15:39 | 13 Qershor 2017
Arbresh.info

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzën kundër të pandehurit M.M. për vepër penale “Kanosja e kandidatit”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri M.M., më 30.05.2017 në Brestovik të Pejës, kanos të dëmtuarën S.M., që të tërheq kandidaturën e saj si kandidate për deputete në kuadër të partisë SLS në zgjedhjet parlamentare të Republikës së Kosovës të 11 qershorit 2017, në të kundërtën do të largohet nga vendi i punës ku ajo punon.

I pandehuri me këto veprimet ka përmbushur elementet e veprave të përshkruara sikur më lart.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpall fajtor për veprën penale për cilën ngarkohet dhe ta dënojë sipas ligjit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme