Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim një delegacion të Kapaciteteve të Administrimit dhe Planifikimit Civil (CPCC) të BE-së.
Në fillim të takimit, kryesuesi Isufaj prezantoi strukturën e re të KPK-së të bërë me ndryshimet e fundit ligjore, ndërsa foli për punët që janë duke u bërë dhe planifikimet për të ardhmen.
Kryesuesi Isufaj me këtë rast ka vlerësuar bashkëpunimin dhe mbështetjen e institucioneve të BE-së në përgjithësi, por edhe atyre në Kosovë, siç është EULEX-i, dhënë për sistemin prokurorial të Kosovës.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e delegacionit të BE-së, pasi vlerësuan punën që është duke e bërë KPK, shprehën gatishmërinë për mbështetje të mëtutjeshme të sistemit prokurorial të Kosovës me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punë.
Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për numrin e lëndëve të vjetra, ku lidhur me këtë temë kryesuesi Isufaj tha se rritja e numrit të prokurorëve ka ndikuar në rritjen e numrit të lëndëve të vjetra të zgjidhura. Ai tha se sistemi prokurorial ka vendosur si prioritet zgjidhjen e lëndëve të vjetra me qëllim të mos lejimit të parashkrimit të tyre.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...