Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Podujevë, në zgjedhjet e 11 qershorit doli pas Vetëvendosjes.
Në zgjedhjet e kaluara PDK ishte forca e dytë në Podujevë, pas LDK-së, dhe e fundit ishte Vetëvendosje.
Në zgjedhjet e 11 qershorit LDK-ja prinë në Podujevë me 12 mijë e 877 vota ose 39,77 për qind, e pasuar nga Vetëvendosje me 10 mijë e 592 ose 32,71 për qind dhe e treta PDK 8 mijë e 42 vota, ose 24,84 për qind, shkruan lajmi.net.
Në këto zgjedhje nuk ishin dy njerëzit kyç në Podujevë që marrin votë. Ish-pjesëtari i UÇK-së Latif Gashi gëzon përkrahje të madhe në Podujevë, nuk ka qenë pjesë e Listës. Në listë nuk ka qenë as Rrustem Mustafa. Të dy këta kanë pasur mbi 20 mijë vota bashkë në zgjedhjet e kaluara.
Gashi i kishte në zgjedhjet e 2014 më shumë se 12 mijë vota, ndërsa Rrustem Mustafa 9 mijë e 509.
Ndërsa më 2014 LDK i kishte 14 mijë e 752, pastaj PDK ME 10 MIJË E 874, VV ME 4 mijë e 573 dhe AAK 2 mijë e 242 vota.
LDK, PDK dhe VV në vitin 2014
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...