Vetëvendosje nuk do të faktorizojë Listën Serbe

13:04 | 13 Qershor 2017
M. A.

Lëvizja Vetëvendosje, si parti e dytë e dal nga rezultatet preliminare për zgjedhjet e përkohshme të së dielës për Kuvendin e Kosovës po shihet si subjekt që mund të marrë timonin për krijimin e Qeverisë së re, shkruan arbresh.info

Ish-deputeti i kësaj partie, Rexhep Selimi, thotë për arbresh.info partia me të cilën nuk do të bashkëpunojnë është Lista Serbe, duke shtuar se nuk do ta faktorizojnë atë.

“Me Listën Serbe as nuk duhet bashkëpunuar as nuk duhet faktorizuar. Lista Serbe dihet projekt i kujt është dhe ne me projektet e Serbisë nuk do të bashkëpunojmë,” shprehet Selimi.

Ai thotë se PAN-i duhet domosdoshmërish të kërkojnë edhe numrat e Listës Serbe, por jo edhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Pra, ne me numrat që i kemi, me numrat që i ka PAN-i duhet domosdoshmërish të kërkojnë edhe numrat e Listës Serbe, por me numrat që i kemi ne eventualisht me bashke partnerët nuk kemi nevojë për numrin e Listave Serbe”, deklaron Selimi./arbresh.info/Mira Avdimetaj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme