Rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme nuk e kanë përcaktuar qartë së kush do të mund ta formojë qeverinë.
Nga njëra anë, kemi koalicionin PDK-AAK-NISMA që ka dalë e para, por me votat e pamjaftueshme për ta formuar qeverinë dhe Lëvizja Vetëvendosje që ka dalë subjekti i dytë, por i vetëm në këto zgjedhje, shkruan arbresh.info.
Rexhep Selimi nga Vetëvendosje, ka thënë për arbresh.info se partia e tij ka arritur t’ia pamundësojë PAN-it themelimin e qeverisë.
“Ne kemi arritur që t’ia pamundësojmë PAN-it themelimin e qeverisë. PAN-i nuk i ka numrat, kjo do të dëshmohet në seancën e parë, janë afatet ligjore, ne do ti presim këto afate derisa PAN-i të mos ketë mundësi ti bëjë numrat dhe pastaj do ta shfrytëzojmë të drejtën tonë kushtetuese”, tha Selimi, duke shtuar se janë në pritje të këtyre proceduarave për të vazhduar, siç thotë ai me mandatin e tyre.
Ai ka thënë se Vetëvendosje si subjekti i parë politik do të formojë qeverinë në bashkëpunim më partnerët e subjekteve tjera.
“LVV duke qenë subjekti i parë politikë në Kosovë nuk do të mundët të formoj vetë qeverinë dhe normalisht do të kërkoj mbështetje dhe partneritet me subjektet dhe deputet të cilët janë kundër së kaluarës kriminale. Ajo çka nuk do të ndodh është çdo lloj bashkëpunimi me PDK” u shpreh Selimi.
Deri me tani jo zyrtarisht koalicioni PAN ka 39 ulëse në Kuvend, Lëvizja Vetëvendosje ka 31 ulëse dhe koalicioni LDK-AKR ka 30 ulëse në Kuvend./arbresh.info/Mira Avdimetaj
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...