Google ADS

Shqiptarët mund ta shohin Real Madridin dhe Manchesterin në Shkup, ja lajmi i fundit

11:30 | 13 Qershor 2017
Arbresh.info

UEFA së bashku me dy përfaqësuesit e dy klubeve që do të luajnë në ndeshjen e SuperKupës (Real Madridi dhe Manchester United) me anë të një konference për shtyp do të njoftojnë për biletat e këtij.

Spektakli do të zhvillohet me 8 gusht në “Telekom Arena” në Shkup.

Nga radhët e Real Madridit në konferencë për shtyp do të jetë prezent drejtori sportiv i klubit, Emilio Butgarenio, ndërsa përfaqësuesi i United do të jetë Luis Saha.

Konferenca për shtyp e cila organizohet nga FFM do të mbahet nga ora 18:00 në hapësirat e stadiumit “Telekom Arena”, ndërsa në të do të njoftohet për çmimet e biletave dhe mënyra për aplikimin e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme