Nisma për Kosovën e cila në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit ka konkurruar në koalicion parazgjedhor me koalicionin PAN mund t’i ketë siguruar rreth 7 deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Burime të ‘Indeksonline’, brenda këtij subjekti bëjnë me dije se nga rezultatet e numëruara nga 70% të komunave kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka marrë mbi 30 mijë vota.
I dyti, është Haxhi Shala deputet në legjislaturën e kaluar më 12.649 vota. E, Zafir Berisha ka marrë 11.971 vota.
Tutje, Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi ka marrë 11.535 vota. Sherifi në fushatën parazgjedhore është prezantuar nga Limaj si shef i Grupit Parlamentar të Nismës në Kuvendin e Kosovës.
Enver Hoti nga Nisma, sipas këtij burimi ka marrë 9.325.
E, Albulena Balaj ka marrë 6.513. Ish shefja e Grupit Parlamentar në legjislaturën e kaluar, Valdete Bajrami renditet e shtata më 5.938 vota.
Në këto rezultate mungojnë votat nga Prishtina, Mitrovica, Podujeva, Vitia, Vushtrria, Klina dhe Istogu.
Nëse, këto rezultate konfirmohen edhe nga ana e KQZ-së, atëherë Nisma mund të vlerësohet si fituese brenda koalicionit PAN.
Sipas monitoruesve të Kuvendit, pragu për deputetët po llogaritet të jetë mbi 9 mijë, ndërsa tek deputetet rreth 6000.
Koalicioni PAN është renditur i pari në këto zgjedhje më rreth 34%. I pasuar nga Vetëvendosje më 27%. E, LDK e treta më 25%./arbresh.info/
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse