Google ADS

Jakup Krasniqi komenton rezultatin e zgjedhjeve: Do të doja të besoja…

10:29 | 13 Qershor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA’s Jakup Krasniqi, ka shkruar një mesazh lidhur me zgjedhjet e fundit.

Ai shkruan se “Integriteti politik, vizioni i qartë dhe zemergjërësia e Madhe e të “parëve” tanë të dalë nga zgjedhjet e fundit, i duhen vendit e kombit tonë!”.

Mesazhi i plotë:

DO TË DOJA TË BESOJA?!

Politika nuk është art i dëshirave meskine, por art i se mundshmës pas përpjekjeve mbinjerëzore të njerëzve që kanë integritet të veçantë e vizion të qartë për publikun e gjerë e shtetin që duhet ta përmbyllë shtetësinë!

Integriteti politik, vizioni i qartë dhe zemergjërësia e Madhe e të “parëve” tanë të dalë nga zgjedhjet e fundit, i duhen vendit e kombit tonë!

A ka bërë sovrani një zgjedhje të tillë, le të presim e të shohim!

Unë do të doja të besoja?!

Me gjithë atë, le të shpresojmë!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme