Google ADS

Vjosa Osmani: Dikush po keqpërdor emrin tim

10:04 | 13 Qershor 2017
L G

Kandidatja  për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka lajmëruar se është hapur një faqe e paautorizuar në emrin e saj, dhe po keqpërdor emrin e saj.

Osmani në një postim në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se faqja me emrin “Vjosa Osmani Kryetare e re e LDK”, e cila ka bërë ftesë për protestë para selisë së LDK-së, nuk është në menaxhimin e saj.

Ajo ka ftuar anëtarët e LDK-së të mos bien pre e këtyre keqpërdorimeve./ Arbresh.info.

Më poshtë keni postimin e plotë të Osmanit:

vjosa

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme