Lidhja Demokratike e Kosovës ka pësuar humbje të dyfishtë në zgjedhjet e 11 Qershorit.
Humbja e parë është rënia e numrit të votuesve dhe me këtë rast edhe e numrit të deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
Humbja e dytë është rënia në pozitën e tretë të renditjes së forcave politike në vend, duke i “ndërruar vendet” me Vetëvendosjen.
Në një situatë të tillë, LDK-së i mbeten 3 rrugë për të ardhmen e saj politike.
RRUGA E PARË – RRUGA E TURPIT!
Koalicioni me PAN-in do të jetë rruga e turpit të LDK-së. Në një situatë të tillë, LDK do të binte në nivelin e partisë së Edita Tahirit e cila është një “zorrë qorre” e PDK-së që ka vetëm një emër të partisë (më falni nuk po më kujtohet emri i partisë së Editës) nja 3 shkronja dhe një gjysmë atutobusi anëtarë.
Në një deregje të tillë do të binte edhe LDK-ja dhe ai apo ata zyrtarë të LDK-së që do të marrin guximin e të nënshkruajnë koalicion me PAN-in.
Paramendoni N.N. zyrtarin e LDK-së në nivel të Edita Tahirit!
RRUGA E NËNSHTRIMIT!
Koalicioni me Vetëvendosjen do të ishte një rrugë e nënshtrimit. Ky nënshtrim do të kishte 99% pasoja të turpshme për LDK-në por do të kishte një interes madhor përtej atij politk – dërgimin e PDK-së dhe PAN-it në opozitë.
Paramendoni Dadan Molliqajn ministër dhe Barjam Gecajn zëvendësministër!
Nënshtrimi i tillë i Gecajt (LDK-së) do të arsyetohej se PDK-ja do të largohej nga qeverisja, ndërkaq përballë një shefi -ministri serb, siç e ka patur gjatë mandatit të kaluar Bajram Gecaj, Molliqaj bile është shqiptar! Ndërkaq fjalori i Gecajt për “parti anarkiste, fallanga të kuqe…etj” do të ishte pjesë e të kaluarës që nuk do të harrohet nga VV-ja por që do të arsyetohej nga LDK-ja si pjesë e një momentum të kaluar qeverisës.
RRUGA E NDERIT!
Rruga më ndershme e LDK-së do të ishte sikur të mos bënte koalicion as me PAN-in e as me Vetëvendosjen. Kështu LDK-ja do të pranonte me nder humbjen, do të kishte kohë në opozitë t’i evidentonte të metat e saj (sepse sa ishte në pushtet bëhej cope-copë pas karrigeve të pushtetit) dhe mbi të gjitha do të faktorizohej si parti politike pa të cilën nuk mund të krijohet një Qeveri stabile e vendit.
Aq më tepër, LDK-ja për herë të parë do të provokonte zgjedhje të jashtëzakonshme në emër të ruajtjes së nderit e parimeve të veta si parti e Qendrës së djathtë.
P.S. Në një situatë të domosdoshme të vendosjes, unë jam për RRUGËN E NËNSHTRIMIT vetëm me të vetmin qëllim: çkapjen e shtetit nga kthetrat e PDK-së!
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...