Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Këto masa me origjinë nga Afrika Veriore do të jenë të qëndrueshme duke krijuar kushte për ngritjen e vlerave të temperaturave maksimale , ku sipas parashikimeve merkuri në termometër pritet të shënoj vlera deri në 30 gradë celsius.
Ndërsa, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, pas këtyre temperaturave të larta të mërkurën dhe të premten pritet një ç’rregullim i përkohshëm i ekuilibrit termik që do të ndikoj në uljen e maksimaleve për 1-3 gradë celsius.
Temperaturat minimale në rang vendi pritet të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 11m/s.
Vdes personi që u plagos sot në Mitrovicë
Prokuroria : Dejona Mihali po intervistohet në cilësinë e dë...
Avokatja e Shalës: Edhe pas dy muajsh aktgjykimi mbetet konf...
Ramadani në mesin e lojtarëve që ka vrapuar më së shumti në ...
Rusia paralajmëron “pasoja katastrofike” nëse Perëndimi dhe ...
“Me asnjë vend tjetër”, Rama: Marrëveshja për emigrantët ësh...