Një algoritëm i projektuar për skanimin e Wikipedas në kërkim të artikujve të rëndësishëm që nuk janë përkthyer ende në gjuhë të tjera.
Në këtë mënyrë, enciklopedia online mund të zgjerohet dhe të ketë një mbulim më të gjerë dhe për gjuhët e vogla. Kjo synohet nga studiuesi i Data Science Lab, Robert West, ng Politekniku i Losann.
Për redaktorët e Wikipedias është e vështirë të kuptojnë nga ta fillojnë punën e përkthimit dhe këtu hyn në lojë algoritmi, i aftë të identifikojë dhe të vendosë sipas rregullit të rëndësisë artikujt për çdo gjuhë, një detyrë jo e thjeshtë duke menduar që janë 40 milionë artikuj ne 293 gjuhë.
Gjuha angleze pa dyshim që është më e avantazhuar, me 5.4 milionë faqe që mbulojnë një sasi argumentesh 60 herë më shumë se ajo e Enciklopedisë Britanike.
Studiuesit kanë marrë në konsideratë të gjitha gjuhët duke ia lënë pastaj detyrën makinës që ti japë secilës peshën e duhur. Në fund, lista e argumenteve që mungojnë shfaqet në një platformë të re të quajtur Wikipedia GapFinder, nga ku redaktorët kompletojnë punën duke bërë përkthimin.
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama fton qytetarët...
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...