Një gjykatë e apelit në Shtetet e Bashkuara mbajti në fuqi vendimin e një gjykate më të ulët, i cili bllokon urdhrin ekzekutiv të presidentit Donald Trump për udhëtimin.
Ky urdhër u ndalon përkohësisht hyrjen në SHBA shtetasve nga gjashtë vende me shumicë myslimane.
Tre gjykatës të Gjykatës së Apelit të Qarkut 9 thanë se nuk do të shfuqizojnë vendimin që ka lëshuar një gjykatë në Havaje, në muajin mars, për pezullimin e urdhrit të presidentit.
Gjykatësit thanë se urdhri i presidentit është motivuar nga “një paragjykim anti-mysliman”.
Administrata Trump thotë se ndalimi i përkohshëm i udhëtimit, që prek shtetasit e Iranit, Sirisë, Sudanit, Libisë, Somalisë dhe Jemenit, ka të bëjë me shqetësimet për sigurinë kombëtare.
“Konstatojmë se presidenti, me lëshimin e urdhrit ekzekutiv, ka tejkaluar autoritetin që i është dhënë nga Kongresi”, thanë gjyqtarë në vendimin e shkruar.
Urdhri i pezulluar, i nënshkruar më 6 mars, ka qenë rishikim i urdhrit fillestar të Trumpit, të nënshkruar më 27 janar, i cili u ka ndaluar hyrjen në SHBA shtetasve të shtatë vendeve me shumicë myslimane, përfshirë Irakun./REL/
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...