Aktorja Salma Hayek ka bërë të ditur për “The Daily Show” se si vjeshtën e kaluar presidenti amerikan Donald Trump e ftoi që dilnin bashkë.
Siç ka thënë ajo, pasi e kishte refuzuar Trump për takim, ai publikoi informacione të rreme për të në portalin “National Enquirer”.
E pyetur nga prezantuesi i emisionit, nëse është e vërtetë se Trump e kishte ftuar për takim, Hayek shumë shpejt pas buzëqeshjes është përgjigjur “po”.
Aktorja ka treguar, se ka takuar Trump gjatë një evenimenti, kur ajo kishte qenë së bashku me të dashurin e atëhershëm.
Sipas saj, Trump i kishte ftuar për darkë dhe iu kishte ofruar të qëndronin atë natë në hotelin e tij. Në fund kishin shkëmbyer numrat e telefonit, por Trump kurrë nuk kishte biseduar me të dashurin e Salma.
“Më vonë më thirri vetëm mua dhe më ftoi që të dilnim. E pyeta se pse më thërret në takim kur e di se kam të dashur. Trump nisi të më flasë se si ai nuk është i mirë për mua, se si nuk është i rëndësishëm. Më tha të dalë me të”, ka sqaruar Hayek, pasi prezantuesja e emisionit u mahnit se si Trump kishte pasur të drejtë.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...