Presidenti i AKR’së Behgjet Pacolli, ka përkujtuar 18 qershorin, ditën e çlirimit dhe hyrjes së trupave të Nato’s, në Kosovë.
Pacolli përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka falënderuar çlirimtarët, NATO’n duke thënë se ushtria serbe u poshtërua nga allatët tanë dhe se nga ajo ditë Kosova fitoi një dritë të re, ka thënë Pacolli.
“18 vjet më parë, trupat e NATO-s, hynë në Kosovë, pasi poshtëruan ushtrinë serbe me fushatën e tyre të bombardimeve disa javore dhe pasi i detyruan të nënshkruanin kapitullimin e tyre në Kumanovë. Populli shqiptar priti me krahët hapur çlirimtarët dhe marrëdhënia jonë me perëndimin, prej atij momenti fitoi një dritë të re.
Popullit të Kosovës, i uroj nga zemra 18 vjetorin e çlirimit”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info.
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë