Google ADS

Me shkrirjen e akujve po shfaqen sëmundjet vdekjeprurëse

20:44 | 12 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Çfarë do të ndodhte nëse papritmas do të ekspozoheshim ndaj bakterieve dhe viruseve vdekjeprurëse që mungonin për mijëra vjet?

Ndryshimi i klimës dhe shkrirja e akujve kanë sjellur potencial për lirimin e viruseve të lashta dhe bakterieve vdekjeprurëse që deri me tani kanë qenë në gjendje të fjetur, transmeton portali arbresh.info

Zbulimi më i fundit i një virusi të lashtë erdhi kur shkencëtarët francezë dhe rusë hetuan një copë 30,000 vjeçare të permafrostit siberian.

Në një dokument të botuar në vitin 2014 në Proceedings of the National Academy of Sciences, një ekip i udhëhequr nga Jean-Michel Claverie i Universitetit Aix-Marseille zbuloi se kishin zbuluar një “virus gjigant” të ri që ata e quanin Pithovirus sibericum.

Viruset gjigante quhen si të tilla sepse janë më të mëdha se viruset tradicionale. Pithovirusi konsiderohet si virusi më i madhi i gjetur ndonjëherë dhe ka 1.500 nanometra (miliardë metra). Kjo është 10 herë më e madhe se virusi HIV.

Për fat të mirë, objektivat e virusit janë amebë, dhe Pithovirus nuk përbën rrezik për njerëzit.

Megjithatë, viruset gjigande nganjëherë mund të jenë të dëmshme edhe për njerëzit.

Në artikullin e tyre, Claverie dhe ekipi i tij paralajmërojnë se ndërsa Pvtovirusi është i padëmshëm për njerëzit, ringjallja e një virusi të tillë mund të jetë kërcënues për botën e kafshëve, ndërsa shtojnë se pas disa vitesh mund të kthehet në rrezik edhe për njerëzit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme