Të paktën 60 llogari në rrjetet shoqërore, të cilat publikojnë artikuj dhe fotografi të vjedhura të personaliteteve të njohura në Kinë që nga sot janë bllokuar.
Autoritetet kineze disa herë kanë theksuar se interneti nuk mund të përdoret me qëllim “të rrezikimit të jetës private të personave tjerë, ose të drejtat intelektuale të personave tjerë”.
Kina tashmë ka sistemin e kontrollit të madh të përmbajtjes së internetit në vend, të cilën shumica e konsiderojnë si kufizim, të lirisë së shprehjes./Arbresh.info/