Google ADS

Melania Trump dhe djali Barron zhvendosën në Shtëpinë e Bardhë

15:47 | 12 Qershor 2017
Arbresh.info

Melania Trump dhe djali Barron janë shpërngulur në Shtëpinë e Bardhë – pesë muaj pasi bashkëshorti i saj Donald mori pozitën.

Zonja Trump dhe djali 11-vjeçar i çiftit kanë qëndruar në Nju Jork në mënyrë që Barron të mund të përfundonte vitin shkollor, transmeton portali arbresh.info.

Vendimi është cilësuar si i çuditshëm nga disa, pasi ajo është bashkëshortja e parë presidenciale në vitet e fundit që nuk është vendosur në kryeqytet menjëherë.

Paraardhësja e saj, Michelle Obama, madje u shpërngul në Uashington më herët për t’i vendosur të bijat në shkollën e re./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme