Parlamenti Evropian ka bërë gati propozim-rezolutën për Serbinë, përmes të cilës kësaj i bëhet me dije se Bashkimi Evropian kërkon prej saj “të bëjë hapa të domosdoshëm për zgjidhjen e çështjeve të hapura” me Kosovën, që është parakusht vendimtar për përparimin e dialogut për anëtarësim në BE, përkatësisht hapjen e kapitujve të rinj.
Mediat serbe ia atribuojnë autorësinë e kësaj propozim-rezolute David McAllisterit, raportuesit për Serbinë.
Parlamenti Evropian thekson se Serbia “ka bërë hapa të rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që është parakusht vendimtar për përparimin e dialogut”, thuhet në propozim-rezolutën për Serbinë, rreth të cilës do të diskutojë Parlamenti i BE-së në Strasburg.
Po ashtu theksohet se “urgjentisht janë të domosdoshëm hapa të tjerë në mënyrë që të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura” në dialogun midis Beogradit e Prishtinës, me kusht që “të dy palët të nisin zbatimin e plotë të marrëveshjeve”, thuhet në këtë dokument.
“Kjo do të thotë edhe themelimin e Bashkësisë /Asociacionit të Komunave Serbe”, ndërkaq Shërbimit evropian për Politikë të Jashtme, që drejtohet nga Federica Mogherini, i kërkohet “të bëjë vlerësimin e asaj që bëjnë të dy palët për zbatimin e detyrimeve të veta”.
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...