Konfirmohet: Kushtetuesja kthen në zero zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Supreme

15:04 | 12 Qershor 2017
L G

Ashtu siç ka raportuar portali “Arbresh.info” disa ditë më parë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur rreth kërkesës së gjyqtares Valdete Daka, për zgjedhjen e Enver Pecit në krye të Gjykatës Supreme.

Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot në faqen e saj, vendimin në të cilin  ka vendosur ta shpall të pavlefshëm vendimin e KGJK-së të datës 6 mars 2017, kur është zgjedhur Peci  kryetar i Supremes.

Po ashtu, Kushtetuesja urdhëron KGJK-në që të mbaj proces të ri të votimit për zgjedhjen e kandidatit  për pozitën e kryetarit të Gjykatës Supreme./ Arbresh.info/ Gita Lushi

Kliko këtu për ta lexuar vendimin e  Gjykatës Kushtetuese.

 

Lexo edhe këtë: Kushtetuesja vendos: Zgjedhja e kryetarit të Supremes kthehet në pikën zero

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme