Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, pret që të mos vonohen institucionet e reja, ashtu siç thotë se ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara, shkruan arbresh.info.
“Shpresoj që të mos marrë kohë me muaj sikurse herën e kaluar, sepse ka nevojë për reforma,” është shprehur komisioneri Hahn.
Kjo, pasi sipas tij institucionet e reja duhet të vazhdojnë me reforma sa i përket agjendës evropiane dhe implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
“ Dhe përmbushjen e kushteve për liberalizim të vizave,” është shprehur Hahn në një konferencë për medie në Bruksel, shkruan arbresh.info.
Kur është pyetur se a ka Brukseli vija të kuqe karshi ndonjë personaliteti ose subjekti referuar rezultateve të reja në skenën politike në Kosovë, ai tha se njerëzit kanë zgjedhur përfaqësuesit e tyre shumë qartë.
“Tash është përgjegjësi e liderëve politik të bëjnë qeverinë e re,” ka komentuar Hahn, shkruan arbresh.info.
Ai ka bërë të ditur se Brukseli pret nesër raportin e monitorimit edhe të misionit të BE-së të zgjedhjeve të së dielës për Kuvendin e Kosovës.
Në këtë konferencë, ai ka folur edhe për vizitën e tij në Ballkan, gjatë javës së kaluar, liberalizimin e vizave për Ukrainën, duke qartësuar edhe mbështetjen e vazhdueshme për Ballkanin Perëndimorë.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh