Maqedonia duket se është bërë gati për ta ndryshuar emrin, në mënyrë që Greqia të tërheq veton për pranimin e saj në NATO.
Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov në një intervistë të dhënë për gazetën britanike “Financial Times” përmend si variant të emrit të ri që mund të ketë Maqedonia si “Maqedonia e Epërme”, i propozuar më shumë se një çerek shekulli gjatë kontestimit me Greqinë dhe për këtë ai ka paralajmëruar një referendum popullor.
“Emri i zgjedhur me kompromis do të nxirret në referendum në Maqedoni, ndërsa paraprakisht për të do të kërkohet konsensusi i të gjitha partive politike”, ka thënë Dimitrov. Gjithashtu, ministri Dimitrov paralajmëroi se të mërkurën do të ketë edhe një takim me homologun e tij Nikos Kotzias, pikërisht për këtë çështje.
Ndërkohë ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov ndodhet sot në Bruksel me kryeministrin Zoran Zaev, dhe do të kenë takime me krerët më të larta të BE-së dhe të NATO-s.
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë