Google ADS

Rama: Rilindja Urbane do të vijojë

11:46 | 12 Qershor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë përurimit të Urës së Bunës në Shkodër, tha se, edhe pse ka kritika, Rilindja Urbane do të vijojë në të gjithë Shqipërinë.

“Kritikët, Rilindjen Urbane e kanë përcaktuar si fasadë. Unë nuk e konsideroj fjalë negative fasadën. Ia thashë edhe Lulit, që nëse nuk e konsideron të rëndësishme fasadën, pse krihesh? E njëjta gjë vlen edhe për hapësirat urbane”, tha Rama.

Kryeministri shtoi: “Kemi ngritur 641 kantiere nga Tropoja deri në Konispol. Këto projekte kanë injektuar para’ në ekonominë kombëtare, duke krijuar punësim”.

Rama deklaroi se qeveria do të vazhdojë me programin e saj, shkruan Top Channel

“Besojmë që nëse turistët janë rritur si numër në Shqipëri, kjo lidhet edhe me këtë program të Rilindjes Urbane”, tha Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme