Takimi i mbrëmshëm mes liderit të BDI-së, Ali Ahmetit, dhe liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi, në këtë fazë për opinionin publik në Maqedoni ishte i papritur.
Pas përfundimit të takimit dy liderët për mediat thuajse nuk thanë asgjë të rëndësishme. Por çka ishte në të vërtetë temë e bisedës ndërmjet Ahmetit dhe Thaçit?
Burime të portalit “tetova1” thonë se Ali Ahmeti i ka bërë ofertë Menduh Thaçit që në zgjedhjet e ardhëshme lokale që do zhvillohen në tetorin e këtij viti, dy partitë të garojnë bashkë në zgjedhje, transmeton Gazeta Express
Pjesë e ofertës është që kuadrot e PDSH-së përveç pjesëmarjes në listat e këshilltarëve, në komunat që do të fitohen, të punësohen edhe në institucionet që menaxhohen nga komunat.
Gjithashtu BDI në shenjë të vullnetit të mirë pritet që deri në tetor të punësojë edhe disa aktivistë të PDSH-së në institucionet që menaxhohen nga kuadrot e BDI-së në qeveri. Kjo do të bëhet me të vetmin qëllim që kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi ta ketë shumë më lehtë që ta bindë anëtarësinë për koalicionin parazgjedhor për zgjedhjet lokale. Por kjo lëvizje e BDI-së dhe Ali Ahmetit nuk do të pritet aspak mirë nga partneri në qeverisje, LR PDSH-ja e Ziadin Selës kur publikisht dihet se cilat janë raportet Thaçi-Sela pas largimit të Selës nga PDSH dhe krijimi i subjektit politik. A do të ndikojë koalicioni BDI-PDSH në prishjen e raporteve ndërmjet Ahmetit dhe Selës pritet të shihet në të ardhmen veçanarisht nga rezultati i zgjedhjeve lokale
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë