Deda: As si bllok, as si subjekte ndaras nuk do ta përkrahim PAN-in

11:23 | 12 Qershor 2017
Arbresh.info

Nënkryetari i Alternativës, Ilir Deda ka folur për herë të parë pas rezultateve të KQZ-së nga zgjedhjet e djeshme parlamentare.

Deda, përmes një postimi në Facebook ka thënë se koalicioni LDK-AKR nuk do ta përkrah koalicionin fitues PDK-AAK-NISMA as si bllok e as si subjekte ndaras, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e Dedës:

Të dashur miq, të dashur qytetarë,

Ju faleminderit të gjithë juve që dje e përkrahët Alternativën dhe koalicionin tonë LDK-AKR-Alternativa. Mirënjohje e veçantë për të gjithë aktivistët dhe përkrahësit tonë që palodhshëm u angazhuan për shpresë.

Populli e tha fjalën e vet, tash këtë duhet t’a bëj politika. Ju siguroj se koalicini jonë do të qëndrojë bashkë, dhe se as si bllok e as si subjekte ndaras nuk do t’a përkrahim PAN-in.

Të jeni të sigurtë që në një asnjë menyrë nuk do t’ju dëshprojmë, dhe mbi votën tuaj nuk do të bie terri./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme