Google ADS

40 vendvotime dërgohen në karantinë për shkak të parregullsive

10:36 | 12 Qershor 2017
Arbresh.info

Qendra për Numërim dhe Rezultate ka dërguar në karantinë rreth 40 vendvotime për shkak të parregullsive të ndryshme.

Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info Burim Ahmetaj, koordinator në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Sipas tij, këto vendvotime duhet të hetohen dhe pas hetimeve KQZ do të vendos se çfarë masash të marr.

“Deri më tani jemi në procesin e pranimit dhe janë pranuar diku rreth 40 për qind e materialeve të ndjeshme, rreth 40 vendvotime të cilat është dashur të dërgohen në karantinë për shkak të parregullësive të ndryshme, pas hetimeve do të shohim se çfarë po ndodh me ato vendvotime”, ka thënë Ahmetaj./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme