Google ADS

Drecun: Rezultatet e zgjedhjeve sjellin paqëndrueshmëri në Kosovë

10:35 | 12 Qershor 2017
Arbresh.info

Kryetari i të ashtuquajturit Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun tha sot se rezultati i zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, do të sjellë paqëndrueshmëri afatgjate pasi siç tha ai “partitë fituese kanë dalë nga UÇK-ja terroriste”, por ai theksoi se në këtë rast është demonstruar uniteti i serbëve,  ka thënë Drecun për RTS, transmeton Klan Kosova.

“Është e pamundur të pritet që nga partitë të cilët janë bartës të korrupsionit në Kosovë, krimit të organizuar, destabilizimit për ta bërë stabilitetin e nevojshëm. Këto parti kanë dalë nga UÇK-ja, drejtuesit e së cilës në letër e bardhë të NATO-s janë identifikuar si udhëheqës të grupeve të krimit të organizuar”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme