Serbi tani rrethohet nga vendet anëtare të NATO’s. Analistët thonë se kjo mund ta ndryshojë qëndrimin serb për çështjen e neutralitetit ushtarak.
Serbia mund ta ndryshoje qëndrimin rreth çështjes së anëtarësimit në Aleancën Veriatlantike pasi aktualisht është e rrethuar nga shtetet që janë pjesë e këtij klubi ushtarak.
Në mediat serbe është paraqitur një hartë ku shihet se Serbia është e vetmja nga shtetet e rajonit që nuk është pjesë e NATO’s.
Rumania, Hungaria,Kroacia,Mali i Zi, Sllovenia,Shqipëria, janë shtetet në afërsi të Serbisë që janë pjesë e NATO’s ndërkohë që pjesë e saj mund të bëhet po ashtu anëtare nëse e rregullon çështjen e emrit me Greqinë.
Analistet serbë thonë se situata refuzuese ndaj NATO’s në Serbi mund të ndryshojë pasi vetëm kështu ky shtet mund të bëhet anëtar i BE’së. Një arsye tjetër është edhe siguria e Serbisë pasi do të ishte më e mbrojtur në rast të ndonjë konflikti.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”