Mustafa falënderon ata që ia dhanë besimin koalicionit LDK-AKR

09:14 | 12 Qershor 2017
Arbresh.info

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës që ia dhanë besimin koalicionit LDK-AKR dhe kandidatit të tij për kryeministër, Avdullah Hoti.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook tha se LDK në ditët në vijim do të analizoj dhe vlerësoj rezultatet e zgjedhjeve dhe do të reflektoj në interes të qytetarëve, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Të nderuar qytetarë,

Ju e dhatë vendimin tuaj në këto zgjedhje. Mbi të gjitha mbizotëroi zëri i kundërshtimit.

LDK në ditët në vijim do të analizojë dhe vlerësojë rezultatet e zgjedhjeve dhe do të reflektojmë në interes të anëtarësisë dhe të qytetarëve.

Vendimin do ta marrim edhe me deputetët pas certifikimit të rezultateve si dhe me partnerët e koalicionit.

Falënderoj të gjithë ata që ia dhanë besimin koalicionit tonë dhe kandidatit për Kryeministër, prof, Avdullah Hotit, i cili bëri një fushatë dinjitoze në të gjitha fushat. IM./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme