Google ADS

Taulant Xhaka ka diçka pas fitores së Shqipërisë

08:23 | 12 Qershor 2017
Arbresh.info

Megjithëse nuk ishte pjesë e Shqipërisë në ndeshjen kundër Izraelit, Taulant Xhaka i ka uruar Kuqezinjtë për triumfin.

Për shkak të mosmarrëveshjeve me Gianni de Biasin, mesfushori shqiptar është lënë jashtë skuadrës, mirëpo ai vazhdon të jetë i lidhur emocionalisht me Kombëtaren.

“Urime fitorja! Forca Shqipëria! Urime çuna e keni merituar”, ka shkruar Xhaka në postimin e tij në rrjetet sociale.

Me largimin e trajnerit, pritet që të ndryshojë edhe situata e Taulantit te ekipi i Shqipërisë.

Ndryshe, Kuqezinjtë fituan me rezultat 3-0 si mysafirë të Izraelit, për t’u ngritur në kuotën e nëntë pikëve në Grupin G.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme