Dyshime për terrorizëm, avioni i ‘Easyjet’ ulje të detyruar në Gjermani

07:42 | 12 Qershor 2017
Arbresh.info

Një avion i nisur nga Sllovenia drejt Britanisë së Madhe bëri ulje të detyruar, pasi piloti u njoftua mbi një bisedë të dyshimtë me përmbajtje terroriste.

Tri persona përfunduan në pranga, pasi fluturimi i “Easyjet” nga Lubjana drejt Stanstedit u devijua në Këln të Gjermanisë.

Të 151 pasagjerët e tij u evakuuan, ndërsa të gjitha fluturimet e tjera u pezulluan për 3 orë.Policia hodhi në erë me shpërthim të kontrolluar çantën e shpinës që kishte me vete njëri nga të dyshuarit.

Vet avioni u inspektua me kujdes për lëndë eksplozive.“Easyjet” sqaroi se vendimi i kapitenit për ta ulur mjetin fluturues në tokë ishte marrë si masë paraprake për të lejuar verifikimet shtesë të sigurisë, me argumentin se siguria e pasagjerëve dhe personelit të fluturimit përbën për këtë kompani prioritetin numër një.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme