07:04 | 12 Qershor 2017
Arbresh.info
Edhe pse për shumë nëna lindja konsiderohet si një moment i vështirë,na duhet t’ju themi se nëse keni parasysh disa udhëzime ajo nuk do të jetë më edhe aq e vështirë.
Një grua shtatëzanë kryesisht frikësohet sepse mendon se në momentin e lindjes.
- Do të urinoj: 9 nga 10 gra urinojnë në momentin e lindjes por me shumë mundësi kësaj nuk do t’i kushtojë rëndësi askush. Gjithsesi ju mund të bëni masazh në perineum (zona midis anusit dhe vaginës) gjatë muajve të fundit të shtatëzanisë.
- Do të defekoj: Këtë gjë ju me siguri nuk do ta ndieni sepse mund të ndodhë në momentin që koka e fëmijës është duke dalë. Është diçka shumë normale por që gjithsesi nëse keni nevojë mund të përdorni tualetin në fazën e parë të lindjes. Kjo nuk është aspak e rrezikshme.
- Dhimbja do të jetë shumë e madhe: Nëse mendoni se nuk do të jeni në gjendje të përballoni dhimbjet e lindjes mund të kërkoni t’ju injektohet epidurali. Gjithashtu do t’ju vijë në ndihmë edhe masazhi apo frymëmarrja e mirë.
- Do të kem nevojë për stimulime: Disa lindje fillojnë spontanisht. Ndërsa disa të tjera shkojnë edhe në javën e 41-të dhe në disa raste paraqiten komplikacione. Në këtë rast gruaja stimulohet nga mamia ose me anën e hormoneve.
- Do të lind me vakum/forceps (metoda të përdorura gjatë lindjes): Kjo mund të ndodhë në disa raste (1 në 8 gra), gjatë të cilave tërheqja e fëmijës nga mjeku është e nevojshme. Mos u shqetësoni nëse fëmija do të ketë gungë apo të nxirrë në kokë, ato do të zhduken brenda një jave dhe krijohet nga tërheqja. Ju do të ndihmoheni për të mos ndier dhimbje gjatë proçedurës.
- Do të bëj një lindje me operacion: Nëse mjeku e shikon të nevojshme nuk duhet ta konsideroni si diçka negative. E rëndësishme është që pas rreth 30 minutave do të keni bebin tuaj në krah.