Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri nuk ka dashur të konfirmojë nëse partia e tij ka mbetur e treta në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën të dielën në Kosovë.
“Ne respektojmë këtë vullnet [sovranit] mirëpo pa u konfirmuar rezultatet nga KQZ-ja, LDK-ja mbetet e dyta”, ka thënë Haziri derisa ka konfirmuar se në Gjilan fituese e zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje.
“Deri në këtë fazë kemi numëruar 86 të votimeve, por jo edhe rezultateve të vendvotimeve të minoriteteve. VV-ja ka dalë e para karshi LDK-së si parti e dytë. LDK-ja nga zgjedhjet e kaluara ka një rritje të lehtë dhe ka një konfirmim të ruajtjes së votës, por PDK-ja ka një rënie me koalicionin e vet”, ka shtuar ai.
“Unë po besoj që vetëm kutitë e votimet dhe konfirmimet nga procesverbalet janë ato që e përcaktojnë renditjen”, ka thënë Haziri kur është pyetur nga KTV-ja nëse LDK-ja është pas Vetëvendosjes në pozitën e dytë.
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...