Google ADS

Imeri: Vetëvendosja fitojë kundër krimit të nëntokes

00:33 | 12 Qershor 2017
Arbresh.info

Kryetari i LVV, Visa Imeri iu ka drejtuar simpatizantëve të VV në festën që janë duke e mbajtur në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, shkruan Periskopi.

Ai tha se do të ndërtojnë një shtet pa hajna dhe se do ta luftojnë krimin dhe korrupcionin.

Të dashur qytetar që jeni mbledhur këtu në shesh, po ju pys qysh po ndiheni si fitues?, tha Imeri.

‘Sot u dëshuma se qytetarët e Kosovës e duan një Kosovë plotësisht ndryshe, këtë përkrahje që na dhatë gjatë tërë këtyre viteve, me këtë përkrahje e dëshmuar se populli nuk i duron këto koalicone dhe krimin e korrupcioni’, shtoi Imeri.

‘Shteti do ta bëjmë pa hajna, siç e tha edhe Shpendi VV është subjekti më i madh në Kosovë dhe ka hala ma mirë dhe është i vetëmi subjekt që po rritet’.

‘LVV sot fitojë kundër koalicioneve që janë bërë bashk, LVV fitojë kundër krimit të nëntokes, fitoj vetëm për një arsye sepse me LVV është populli i Kosovës.

Ai në fund falënderojë të gjithë për përkrahjen e dhënë ndaj VV-së.

‘Dua ti falënderëoj të gjithë, vullnetarët, atkivistët, të gjithë që nuk u dorëzuan’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme