Google ADS

Ledian Memushaj befason me deklaratën pas ndeshjes

00:03 | 12 Qershor 2017
Arbresh.info

Ledian Memushaj ka shënuar sot golin e tij të parë me fanellën e Kombëtares shqiptare të futbollit, duke ndihmuar kuqezinjtë të kthehen në vendin e tretë në grupin e eliminatoreve të Botërorit.

Sipas tij, kjo ishte pjesa më e rëndësishme e takimit të sotëm, duke mos I dhënë rëndësi faktit që kishte gjetur vetë rrugën e rrjetës.

“Për atmosferën pas fitores? Gjëja më e rëndësishme sot ishte të ktheheshim te fitorja dhe të gjenim grupin që kemi qenë. Sot e treguam që jemi ata që kemi qenë më parë”.

“Nëse është fitorja e trajnerit apo ekipit? Besoj se kur fiton një ekip, nuk fiton vetëm trajneri, lojtarët apo presidenti. Kur fiton, fitojnë të gjithë, trajneri, magazinieri, fizioterapisti, të gjithë. Askush nuk e fiton i vetëm”.

“Për golin e shënuar? Është kënaqësi, kënaqësi e madhe se e dëshiroja shumë golin. Por më shumë isha i kënaqur për fitoren. Nuk është i rëndësishëm goli, nuk jetoj për të, jetoj për ekipin”.

“Për “zënkën” në fushë me Sadikun? S’ka nevojë të sqarohemi, janë gjëra që ndodhin në fushë, bëri mirë që u inatos me mua. Atij desha t’ia jepja po e kapi kundërshtari. Ka raste që kam dhënë pasime të mira, ka raste që jo. Sot e rëndësishme ishte të fitonim, kush i bën golat nuk ka rëndësi”.

“Për të ardhmen? “Tani gjëja më e rëndësishme është të arrijmë të tretët”, ka thënë Sadiku. /PanoramaSport/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme