Sot janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
E pas përfundimit u publikuan edhe disa rezultate preliminare, shkruan arbresh.info.
Është Anamorava ajo e cila i ka habitur të gjithë me rezultate që janë publikuar deri tani.
E para është komuna e Kamenicës ajo që ka habitur të gjithë sepse që nga paslufta gjithmonë zgjedhje triumfonte LDK ose PDK, por kësaj here ka ndodhur e kundërta momentalisht në Kamenicë nga rezultatet preliminare të KQZ-së është duke prirë Lëvizja Vetëvendosje me 36.64%, dhe menjëherë vie koalicioni LDK-AKR me 30.89%, duke lënë mbrapa PDK-në me 17.72%.
E me rezultate ka habitur edhe Gjilani ku e para është Lëvizja Vetëvendosje me 32.27 % duke lënë mbrapa koalicionin LDK-AKR me 24.52%, e e treta është PAN me 21.39%, shkruan arbresh.info.
Vitia është ajo e cila ka nxjerrë të parën VV me 36.94%, te dytën koalicionin LDK-AKR me 235.20% dhe në vend të tretë koalicionin PDK-AAK-NISMA me 20.01 %.
Rezultatet e deri tanishme nga KQZ në Ferizaj të parën hedhin VV-në me 33.86%, pastaj koalicionon PAN me 32.37%, dhe të tretën koalicionin LDK-AKR me 29.58%./Arbresh.info
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...