Për t`ju përgjigjur pyetjeve rreth dashurisë, kemi gjetur intervistën e ekspertes së lidhjeve Alina Santos. A është e mundur që miqësia të rritet në romansë?
1. Sigurisht që po. Miqësia është një themel i shëndoshë për një lidhje të gjatë dhe romantike. Lidhja është dinamike dhe kalon në etapa të ndryshme, ndonjëherë nuk mund të duroni njëri-tjetrin mirëpo nëse jeni edhe miq edhe dashnorë atëherë do e keni më lehtë.
2. Kam qenë gjithkund, bare, klube, plazhe, male e lumenj; kam provuar rrjete sociale dhe gjithçka tjetër por nuk kam mundur të gjej shpirtin binjak. Cili është vendi më i mirë për njoftim? Nuk ekziston ndonjë vend i posaçëm ku me siguri mund të gjeni shpirtin tuaj binjak. Në fillim duhet të përcaktoheni se çfarë personi dëshironi të takoni, shembull nëse doni person serioz dhe të përgjegjshëm atëherë mos e kërkoni atë në klube nate. Kjo është sikur të dëshironi të ushqeheni shëndetshëm mirëpo shkoni të bleni në fast-food.
3. Personat që njoftoj nuk janë tipi im. Të gjithë ne kemi personin ideal të paramenduar. Duhet të dini një gjë- shikoni jashtë kritereve të juaja, kuptojeni se ndoshta personi ideal nuk është zgjidhja më e mirë për ju. Nuk është keq të takoheni me persona të kundërt nga ju, ndoshta ju duhet sfidë që të dashuroheni në ndokënd.
4. Nga miliona njerëz në këtë planet, a është e vërtetë se ekziston personi që është i krijuar enkas për mua? Zoti nuk është i keq që të lë një person të vetëm në tërë globin, e në qoftë se nuk e gjeni atëherë do përfundoni e vetme. Në të vërtetë, në jetën tuaj do të takoni të paktën 8 njerëz që ndajnë të njëjtat vlera me ju.
5. Jam një kohë të gjatë në lidhje besnike dhe të sinqertë. Si mund ta di nëse mungesa e pasionit që e kam është vetëm një pauzë normale në lidhjen e gjatë apo dashuria është duke u shuar? Nëse gjithçka në lidhjen tuaj funksionon siç ka funksionuar deri më tani, mirëpo ju prap ndjeni mungesë në lidhje, atëherë duhet të pastroni këtë çështje me veten tuaj se çfarë po ndodh kështu. Nuk është vetëm detyra e partnerit që t`ju përmirësojë dhe të plotësojë mungesat që keni. Nëse nuk jeni e lumtur mundohuni të gjeni arsyen e kësaj gjendje, pasiqë mund të mos jetë problem me lidhjen por ndonjë problem i juaji personal të cilin e keni fshehur e tani po ju bën probleme.
6. A ekziston ndonjë periudhë e caktuar kohore e cila duhet të kalojë për të harruar dikë? Nuk ekziston një gjë e tillë por ju duhet të pranoni faktin se duhet të përballeni me dhimbjen. Sa më tepër që e shtypni dhimbjen aq më tepër do të zgjasë dhe do të rritet brenda jush. Asnjë lidhje nuk është humbje totale e kohës pasiqë gjithmonë mësoni diçka nga ajo, mos harroni se ajo lidhje është pjesë e jetës suaj dhe ju ka ndihmuar që të bëheni personi që jeni sot.
7. Pse meshkujt tradhëtojnë? Është e gabueshme që të gjeneralizojmë idenë se të gjithë meshkujt tradhëtojnë. Kuptojeni që ekzistojnë njerëz të ndryshëm në çdo sferë të jetës, të mirë dhe të këqinj. Si do ishit ndjerë nëse të gjitha femrat ishin cilësuar si të tilla që dashurojnë për interes nuk mund të gjeneralizojmë gjërat, pasiqë njerëzit nuk janë të njejtë. Nëse keni pasur përvojë të hidhur, mos ia mveshni vetitë e këqija të një mashkulli të gjithëve.
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...