Google ADS

Arratisen nga burgu gati 1 mijë të burgosur, 11 të vrarë

22:58 | 11 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Gati 1 mijë të burgosur janë arratisur nga një burg në Republikën Demokratike Qendrore të Kongos, ndërsa raportohet se gjatë një sulmi militant janë vrarë 11 persona.

Sulmi ka ndodhur në qytetin verilindor të Beni, Kongo, sipas guvernatorit provinicial Julien Paluku, transmeton portali arbresh.info

Nga numri i madh i të burgorve në burg kanë mbetur vetëm 36 persona, ndërsa në mesin e viktimave janë vrarë tetë roje burgu.

Sulmuesit kanë përdorur armë të rënda për të kapërcyer sigurinë e burgut. Sulmuesit ende nuk janë identifikuar, pasi shumë grupe militante veprojnë në atë zonë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme