Nënkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi akuzoi në Lezhë Partinë Socialiste dhe atë Demokratike për vendosjen e tiranisë.
“Ne sot kemi një mision, me votën tonë duke i dhënë LSI-së forcë e parë, drejtimin e qeverisë, sepse me drejtimin e ri, ne do të kemi shansin për të qenë europian të vërtet. Do të kemi shanse për të qenë të lirë në vendin tonë. Ne e kemi një shans në datën 25 qershor për të rikthyer fuqinë, për të rikthyer punën, për t’i rikthyer identitetin dhe integritetin që i takon Lezhës duke votuar numrin 1. Kjo është një tirani që oligarkia ka kërkuar ta vendos në Lezhë dhe në të gjithë Shqipërinë. LSI është e vetmja forcë politike e cila me drejtimin e saj të ri do të jetë një parti që do të qeverisi me përulësi, me dashuri, me respekt për të gjithë qytetarët, fshatarët, katundarët, malësorët kudo ku janë në Shqipëri”, – nënvizoi Zëvendëskryetarja e LSI-së.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...