Sipas pohimeve, Asus ishte detyruar që të shtyjë publikimin e serisë ZenFone 4 për shkak të ri-dizajnit dhe përmirësimit të efikasitetit të telefonit. Duket se Asus është i gatshëm të publikojë telefonat e ri në ngjarjen e korrikut.
Pritet që kompania të prezantojë tre telefona të ri – ZenFone 4 Max, ZenFone 4 dhe ZenFone 4S. ZenFone 4 Max pritet të kushtojë më lirë dhe do të ketë procesor Qualcomm Snapdragon 630 ose 660, si dhe ekran 5.5 inç Full HD dhe bateri 4000mAh.
Specifikat e ZenFone 4 ende nuk janë publikuar dhe pritet të jetë model nga segmenti i mesëm. ZenFone 4S do të jetë modeli më i fuqishëm./Arbresh.info/