Menjëherë pas publikimit të sondazhit të Exit-poll-it, kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar, duke e konsideruar si të porositur.
Mustafa në një konferencë për media tha se LDK nuk e pranon këtë rezultat, pasi sondazhi i vetëm i qëndrueshëm sipas tij janë kutit e votimit.
“Ky është sondazh i porositur. Ne konsiderojmë që kutit e votimit janë sondazhi i vetëm dhe i qëndrueshëm i këtyre zgjedhjeve. Sondazhin e dal më parë e konsiderojmë të porositur”, tha Mustafa, raporton “arbresh.info.
Ai, u bëri thirrje qytetarëve dhe partnerëve të tij të koalicionit të mos e besojnë këtë sondazh, pasi është bërë me qëllim t’i dekurajuar ata.
Ai, tha se LDK do të pranoi vetëm rezultatin e qytetarëve të Kosovës dhe jo të Exit Poll-it, apo të kujtdo tjetër.
“Unë u bëj thirrje qytetarëve dhe partnerëve të koalicionit, sepse rezultatet do të jenë krejtësisht ndryshe. Konsideroj se vullneti i qytetarëve nuk mund të ndryshohet nga një sondazh. Edhe vet prezantuesi i këtyre sondazheve e pranoj se këto sondazhe mund të jenë krejtësisht të gabuara. Edhe qëllimi i këtij sondazhi është të dekurajoj komisionarët dhe vëzhguesit paraprakisht dhe pastaj të veprohet siç donë ata”, u shpreh Mustafa.
Ai madje u bëri thirrje edhe mediave që të mos bien pre e këtij procesi zgjedhor që deri tash sipas tij ishte ferr dhe transparent.
Ai tha se koalicionin LDK-AKR-Alternativa e sheh të parin dhe fituesin e vetëm.
“Veten e shohim të parët. Ne e pranojmë rezultatin e qytetarëve të Kosovës dhe jo të Exit Poll-it”, tha Mustafa./Arbresh.info
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...