Fishekzjarre në Gjilan afër selisë së LDK-së

19:49 | 11 Qershor 2017
Arbresh.info

Në orën 19 janë mbyllur vendvotimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

E para pak çastesh u raportua se në selinë e LDK-së në Gjilan ka filluar festa, madje janë parë dhe dëgjuar fishekzjarrë afër selisë së LDK-së.

Mirëpo i pari i Gjilanit, Lutfi Haziri i kontaktuar nga arbresh.info mohoi këtë gjë duke thënë se tek selia e LDK-së nuk ka asnjë fishekzjarrë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme